Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në protestën e shoqërisë civile tek komisariati nr1, ku Fatmir Hoxha, ish i përndjekur dhe njëkohësisht i lidhur në opozitë me Partinë Demokratike, është shfaqur atje dhe së bashku me të birin kanë goditur një protestues.
Pasi ka dashur të bëhet pjesë e protestës dhe pasi të rinjtë nuk e kanë lejuar, një prej familjarëve të tij ka goditur aktivistin Kristjan Zoto, raporton Shqiptarja.com. Fatmir Hoxha shoqërohej nga djali i tij dhe disa anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.