Bumi i turistëve që vizituan Vlorën ka dhënë një impakt shumë dimensional në ekonominë e qytetit. Përveç të ardhurave të drejtpërdrejta nga sektori i turizmit, një pjesë e vizitorëve kanë preferuar edhe të blejnë apartamente në Vlorë.
Madje kërkesa ka qenë e papërballueshme. Kryetari i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës, Arben Breshani tregon për A2 CNN, raportin kërkesë-ofertë për apartamentet si dhe çmimet që ka diktuar kjo kërkesë.
Në këto kushte investitorët apelojnë që të autoritet lokale dhe ato qendrore te përqendrohen në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit, jo vetëm në Lungomare, por edhe ne brendësi të lagjeve të Vlorës, në mënyrë që të jetë i njëjti standard për të gjithë qytetin./f.s