Nëna e bashkëjetueses së Darjo Bruçit, 48-vjeçarit nga Mati i cili ra në prangat e policisë nën akuzën e dhunës në familje, ishte e para që nga Franca denoncoi dhunën barbare ndaj bijës së saj.
Policia zbarkoi menjëherë në shtëpinë e tyre në Mat dhe gjeti me shenja dhune gjithandej 33-vjeçaren, dhunë që është ushtruar nga vetë bashkëshorti i saj.
Mësohet se ritet e çuditshme Popaj i ka kryer kundrejt pagesës 600 euro dhe dhuratave të tjera. Akoma është e paqartë nëse përmes ritit me kaçavidë që goditet gjithandej në trup 33-vjeçarja nga Popaj ka pasur dëmtime dhe kjo do të qartësohet në vijim të hetimeve, të cilat mund t’i shtojnë edhe akuzën e dhunës 37-vjeçarit kosovar.
Ai ka jetuar edhe jashtë vendit, ku ka të regjistruar po ashtu precedent kriminal për kanosje dhe trafikim të narkotikëve.
/f.s