Një 22-vjeçari akuzuar për kanosje është dënuar nga Gjykatë e Tiranës me dy muaj burg. E.P., nga Kruja ka kanosur një familjen e ish-të dashurës së tij Korça.
22-vjeçari i ka dërguar një SMS shtetases E.V., ku i shkruan: “Do t’u vras të gjithëve si familje po qe se vajza juaj nuk do bëjë çfarë t’i them unë.”
E.P., kishte pasur një histori dashurie me vajzën e A.V., studente e Juridikut në Tiranë por më pas ishin ndarë për arsye xhelozie të shfaqura nga djali.
HISTORIA
Ne daten dt.28.11.2015 shtetasja E. V., me banim ne qytetin Korce ka marre nje sms ne telefonin e saj nga shtetasi E. P., se “do t’u vras te gjitheve si familje po qe se vajza juaj nuk do beje cfare ti them une” dhe e shqetesuar nga kjo me date 29.11.2015 ka ardhur ne Tirane ku ka takuar vajzen e saj, shtetasen A. V., e se bashku me te kane bere kallzim ne polici po me kete date.
Nga aktet ka rezultuar e provuar se A, V,, studente ne vitin e trete juridik, qe nga muaji Korrik i ketij viti eshte lidhur me shtetasin E. P. e para disa kohesh ata jane ndare nga njeri-tjetri per arsye xhelozie.
Ky i fundit qe nga kjo kohe e ne vazhdim, sipas kallzueses ka ushtruar presjon ndaj saj, nepermjet thirrjeve e mesazheve telefonike duke arritur deri ne kercenime fizike. Ne keto rrethana e demtuara e ndjere e kercenuar, pasi kishte nje gjendje te rende ankthi e pasigurie per jeten e saj e te familjes se saj, eshte ndjere e ercenuar nga ky person.
Dhënien fund të lidhjes nuk e ka pritur mirë djali, i cili prej asaj kohe ka nisur të ushtrojë presion mbi vajzën duke shkuar deri tek kërcënime për familjen e saj.
Kjo bëri që familja e vajzës të bëjë kallëzim në Polici. Por nga verifikimi ka rezultuar se djali ka dërguar vetëm një SMS në drejtim të tyre.
Nga kqyerja e aparateve telefonike te kallzueses, nenes se saj, pyetjet e ketyre shtetaseve si dhe kqyerja e aparatit celular te te dyshuarit E. P., nuk ka thirrje apo sms te ketij te fundit dhe se i vetmi mesazh eshte ai i derguara E. V., ku theksohen fjalet: “do tu vras te gjitheve si familje po qe se vajza juaj nuk do beje cfare ti them une”. Panorama.al