Një operacion masiv anti-mafia u zhvillua në Itali që në orët e para të mëngjesit në të gjithë territorin e vendit ku janë angazhuar mbi 600 efektivë.
Operacioni është koduar “Maestrale-Carthago” dhe janë lëshuar 84 urdhër-arreste.
Forcat e policisë kanë zbarkuar për ekzekutimin e masave të sigurisë. Nga 84 masa të lëshuara, Ansa raporton se 29 janë në arrest në burg, 52 arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje.
Operacioni koordinohet nga Drejtoria Antimafia e Catanzaro.
/a.r