Luan Baçi, thotë se takimi i deputetëve të opozitës një ditë më parë, me qëllim unifikimin e aksionit opozitar, ishte i domosdoshëm. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Baçi nga radhët e deputetëve të grupimit të Berishës, tha se ky takim i shërben opozitarizmit. Deputeti demokrat tha se Gazment Bardhi do të jetë kryetar i grupit parlamentar ku kryetar i partisë është Sali Berisha, duke ju referuar PD-së. Baçi tha se ato do të zhvillojnë takime të përjavshme.
‘Personalisht jam takuar me të gjithë deputetët që janë aty përjashton Bashën dhe Alibeajn. Të gjithë kemi pasur takime pavarësisht qendrimeve. A ishte mirë një bashkim i deputetëve të dalë nga lista e PD-së? A kemi qenë në ata që kemi kërkuar herë pas here, pse nuk jemi bashkë si opozitë?! Këto kanë qenë pyetjet këto kanë qenë e pikëpyetjet që kemi ngritur. Ne duhet të shikojmë anën pozitivë. Për mua ishte një takim i shumëpritur i domosdoshëm dhe i vonuar që i shërben jo thjeshtë disa deputetëve po opozitarizmit në tërësi, këtij vendi që po vuan në një regjim të korruptuar.
Dje ishte një hap i mirë bashkimi, pse jo duke hedhur pas shpine edhe disa debate. Nuk ishte për të zeruar problematikat por për të realizuar atë kërkesë që opozita duhet të bashkohet. S’ka nevojë për ftesa. Kam kërkuar që javën tjetër të vihet një njoftim me iniciativën e Bardhit për të gjithë deputetët. Bardhi është shprehur gjithë deputetët pa asnjë përjashtim. Unë e kam pas publike ftesën. Gaz Bardhi do të jetë kryetar i grupit parlamentar ku kryetar është Sali Berisha. Do të ketë takime të përjavshme, këtë javë do të caktohet dita ora dhe vendi i grupimit të deputetëve dhe aleatëve. S’kemi një rend akoma.’- tha Baçi.
Por analisti Alban Daci, i kujtoi Baçit se ato nuk janë Partia Demokratike, pra nuk janë të ligjshëm. Sipas Dacit ato janë një rigrupim politik, por nuk kanë asnjë bazë ligjore. Daci tha se ata nuk duhet të përdorin logon e PD-së.
‘Këta s’janë deputetë të PD-së. Janë deputetë që kanë zgjedhur që të jenë pjesë e një rigrupimi politik që nuk kanë asgjë ligjore. Gaz Bardhi është njëriu që merr më pak vota në PD. Sali Berisha ligjërisht nuk është kryetar, por është shpirtërisht ndoshta. Një nga njerëzit që nuk është i lumtur për takimin Bardh-Basha nuk është Meta. Kur pashë takimin tuaj thash në këtë botë gjithçka. Jeni formacion politik i pashpresë’- tha Daci./m.j