Gazment Bardhi ka folur për sherrin me Lulzim Bashën në Kuvendin e së hënës.
Gjatë një interviste, Bardhi shpejgoi se nuk është krenar për reagimin, por erdhi si pasojë e letrës private që Basha i kishte dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku e quante veten kreun e grupit parlamentar të PD-së.
Kjo, sipas Badhit, ishte një sjellje hipokrite dhe reagimi ishte tejet njerëzor.
“Para se të niste seanca kishim një komunikim normal. Më pas kreu një veprim që ishte hipokrit dhe solli atë reagimin tim.
Nuk jam krenar për reagimin, por si njerëz që jemi dhe zoti Basha e di që kur unë vë re që dikush është i pavërtetë, bën sjellje hipokrite kam një reagim emocional.
Në momentin që po lexonte letrën private të Bashës më tha nuk ka nevojë për të bërë sherr, je kreu i grupit, dil dhe fol, biem dakord që kjo është hipokrizi”, tha Bardhi./m.j