Mësohet se 48 vjeçari Dario Bruçi kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Sipas informacioneve, ai bënte një jetë në lëvizje në disa vende të Evropës, ndërsa nga qytetarët e Burrelit nuk njihet si problematik.
Pak javë më parë ai është kthyer në vendlindje së bashku me bashkëjetuesen, pasi i kishte ndërruar jetë nëna.
Burime të besueshme thanë se edhe vetë Dario ishte fiksuar kohët e fundit se i kanë bërë magji familjes së tij, ndërsa nuk dihet në ç’rrethana ai ka takuar 37 vjeçarin Kujtim Popaj nga Kosova.
Prej 4 ditësh 33 vjeçarja ndodhet në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 48 vjeçari është i arrestuar./m.j