Të diel në orën 20:45 stadiumi “Air Albania” në Tiranë do presë sfidën e grupit E kualifikues për në Europianin 2024, atë mes Shqipërisë dhe Polonisë. Kuqezinjtë kanë një detyrë të vështirë, teksa përballen me një nga skuadrat më fizike në Europë.
Në prag të ndeshjes me djemtë tanë, Polonia ka mungesa për shkak të lëndimeve. Trajneri Fernando Santos ka ndryshuar listën e lojtarëve të thirrur, duke marrë në ekip Bulkan dhe Grabara.
Të dëmtuar dhe të pamundur për përballjen me Shqipërinë do jenë portierët Wojciech Szczesny dhe Skorupski, si edhe mesfushori i Romës, Zalewski.
Përpara Polonisë, kuqezinjtë luajnë të enjte në Pragë kundër Çekisë, po për grupin E të Euro 2024. Për këtë grup, Çekia me shtatë pikë mban vendin e parë pas tre ndeshjeve, ndjekur nga Shqipëria me gjashtë pikë dhe Moldavia me pesë pikë (një ndeshje më shumë). Polonia mban vendin e katërt me tre pikë dhe Ishujt Faroe në fund me një pikë.
/f.s