Eksportet ukrainase të drithërave, vijojnë të jenë shënjestër e sulmeve të Moskës, teksa kjo e fundit refuzon t’i rikthehet marrëveshjes së grurit në Detin e Zi.
Qyteti-port i Odesës u godit nga një valë intensive sulmesh me dronë që zgjati 3 orë. Infrastruktura portuale dhe bujqësore u dëmtuan në portin e Izmail në Lumin Danub dhe një person mbeti i vrarë.
Alarmi antiajror u dëgjua në të gjithë Ukrainën, me një seri shpërthimesh që tronditën kryeqytetin ukrainas Kiev. Tym u pa të ngrihej nga disa zona rreth kryeqytetit, ku mbetjet e dronëve e raketave të interceptuara dëmtuan godina dhe automjete.
Sakaq, Britania e Madhe do të shpallë grupin mercenar të Vagnerit si organizatë terroriste, duke u dhënë zyrtarëve fuqinë për të përndjekur pjesëtarët e grupit dhe për të konfiskuar asetet.
/f.s