Dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në komunën Tsarevo në rajonin e Detit të Zi të Bullgarisë. Pamjet treguan makina të zhytura në ujë. Shtëpitë e pushimit dhe hotelet përgjatë bregut të Detit të Zi u përmbytën.
Mediat raportojnë se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkohë që 60 persona janë evakuuar.
Në fshatin Kosti ka rënë më shumë shi që nga mbrëmja, mbi 311 mm (l/m²), sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë të Bullgarisë.
/f.s