Fatbardh Kadilli anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, e ka cilësuar si pa moral politik takimin e sotëm të deputetëve të Gazment Bardhit e të Sali Berishës, me qëllim unifikimin e aksionit opozitar.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kadillit tha se se gjithë lufta kundër Sali Berishës, të gjitha akuzat ndërmjet tyre bien poshtë, duke treguar në këtë mënyrë se po veprojnë për llogari meskinë. Sipas, Kadillit, Berisha s’ka ndryshuar qëndrim, por Gazment Bardhi ka ndryshuar, e shton se ku është morali i opozitës në këtë mes.
‘Sot mazhornca merr lajmin me të mirë. Në amoralitet qëndrimesh. Nuk është fjala për akuza, që e quan ‘Vrasës të Gërdecit’, ‘babi i Zenit’, qëndrimi politik i kësaj partie erdhi me në krye Bardhin i cili vendosi që Berisha të mos jetë. Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim, por Gaz Bardhi ka ndryshuar qëndrim!
Çfarë mortaliteti politik kemi? Atë që quajmë vrasës e marrim në krah! Teatër kombit! Po pse qenka më i keq Edi Rama? Pse qenka më i keq Ilir Meta? Opozita nuk ka asnjë piedestal ku ti vendosë këmbët përveç moralit dhe të vërtetës. Llogari e pastër!
Kjo është opozitë jo serioze, që bën llogari jo të ndershme. Kanë marrë peng opozitën duke mos qenë opozitë. Ti pret që shqiptarët këta ti votojnë? Jo! Edi Rama nuk rrëzohet me modelin e ngjashëm si vetja!’- tha Kadilli, për gazetarin Arbër Hitaj./m.j