Zbardhen diskutime të tjera nga mbledhja e 43 deputetëve të opozitës. Gazetari Osman Stafa mëson se deputetja Sorina Koti, në mbledhjen me dyer të mbyllura ka ngritur pyetjen se çfarë do të ndodhë me deputetët e përjashtuar.
Ndërkaq, Gazment Bardhi ka deklaruar se sipas tij, duhet të përqendrohen te politika dhe jo të procedura. Nga ana tjetër Sali Berisha është shprehur se mbledhja e sotme është arritje shumë pozitive.
Pjesë nga diskutimet:
Koti: Çfarë do ndodhe me deputetet e përjashtuar?
Berisha: Ndonjehere pak eshte shume. Edhe ngadale eshte shpejt. Sot arrihet nje gje shume pozitive. Realitetet dihen. Ne e dime pse jemi mbledhur sot por edhe pse nuk jemi mbledhur me pare. Prandaj i mirekuptoj miqte e mi, po ky eshte nje proces dhe le te ecim ne menyre te sigurte.
Bardhi: Mendoj se duhet te perqendroheni tek politika, jo tek procedura
Tomor Alizoti: Falenderimi te sinqerta e jo protokollare. Eshte per te ardhur keq qe u deshen me se 2 vjet per tu takuar e diskutuar. Demin me te madh qe diktatura i shkaktoj shoqeris, ne te cilen ben pjese dhe politka shqiptare. Eshte intoleranca. Demokraci e ka thelbesore pranimin e mendimeve. Urojnqe te funksionojme si opozitar te bashkur e tju pergjigjemi voteusve tane.
/f.s