Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 48-vjeçarin nga Burreli, Dario Bruçi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Policia thotë se bashkëjetuesja e tij pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.
48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedim edhe për “shëruesin” 36-vjeçar nga Kosova.
“Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.
48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Procedohet penalisht për mashtrim, 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit, për të shëruar 33-vjeçaren. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë). Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.
Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33-vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë, i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33-vjeçaren.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.”
Policia e Burrelit
/a.r