Ishte konsideruar si i zhdukur që prej kryengritjes së armatosur të grupit Wagner, por gjenerali rus Sergei Surovikin, që përflitej si njeri i afërt me kreun e mercenarëve, Ivgjeni Prigozhin, është shfaqur së fundmi në një foto që po qarkullon në rrjet.
Ka raportime se gjenerali po hetohet për bashkëpunim të mundshëm në rebelimin e mercenarëve.
Ende i paverifikuar autenticiteti i fotos që tregon një burrë me syze, teksa ecën i shoqëruar nga një grua me flokë të kuqe, e cila i ngjan bashkëshortes së Surovikin, Anës.
“Gjeneral Surovikin është në shtëpi me familjen e tij. Ai është me leje dhe i disponueshëm për Ministrinë e Mbrojtjes”, shkroi gazetari.
Mercenarët e Wagner tentuan një kryengritje të armatosur në 23 dhe 24 qershor, duke kërcënuar të marshojnë drejt Moskës, në shenjë rebelimi ndaj elitës ushtarake.
Për herë të fundit ishte parë në një video publike gjatë kryengritjes duke i bërë thirrje forcave të Wagner të ndalnin operacionin. Mediat raportuan më vonë se ishte arrestuar, por nuk pati konfirmim zyrtar. Surovikin u vu në krye të forcave ruse në Ukrainë në muajin tetor, por u shkarkua 3 muaj më vonë. Ka fituar reputacion për brutalitetin gjatë operacioneve ruse në Siri, ku u pagëzua si gjenerali Armagedon. /f.s