Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariat një nga protestuesit e sotëm tek Parku i Liqenit, pasi dyshohet se ka goditur me grusht policin bashkiak gjatë përplasjes për vendosjen e çadrave tek rrethimi i Parkut. Policia ka bërë të ditur para pak çastesh se i arrestuari është Zirkon Disha.
Policia gjithashtu ka bërë me dije edhe inicialet e personave që humbën ndienjat gjatë konfrontimit, polici-protestues.
“Aktivistet janë përplasur me policine dhe si pasojë një polic bashkiak D.Hardhia, 35 vjeç dhe një qytetar I.M, vjeç 31 kanë pësuar humbje ndjenjash”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i policisë:
Shoqeria civile ne mesdite ka tentuar për të futur dhe ngritur në Parkun e Liqenit një çadër të madhe, që sipas tyre do të shërbente për ruajtjen e parkut, nga ndërtimi i këndit të lojrave për fëmije nga Bashkia. Por janë ndaluar nga policia bashkiake që ruante zonën ku do parashikohet te ndertohet kendi i lojerave.
Aktivistet janë përplasur me policine dhe si pasojë një polic bashkiak D.Hardhia, 35 vjeç dhe një qytetar I.M, vjeç 31 kanë pësuar humbje ndjenjash. Një autombulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mori të lënduarit duke i derguar per mjekim me spital. Nga forcat e policise eshte shoqeruar ne Komisariatin Nr.1 nje shtetas (student)Kosovar Aranit Beqiri, vjeç 20, i cili dyshohet ti kete rene me grusht policit bashkiak. Gjithashtu eshte shoqeruar dhe nje nga aktivistet Zirkon Disha. Nga ana e Policise po kryhen veprimet hetimore.