Ekipi kombëtar i burrave i Spanjës e dënoi të hënën “sjelljen e papranueshme” të shefit të pezulluar të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, për shkak të puthjes famëkeqe në Kupën e Botës.
Rubiales, 46 vjeç, çuditërisht nuk ka pranuar të japë dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Spanjës (FFS), pasi e puthi me forcë në buzë futbollisten Jenni Hermoso, gjatë prezantimit të trofeut të Kupës së Botës së grave, të cilën Spanja e fitoi muajin e kaluar.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Mortata, e lexoi deklaratën në emër të gjithë ekipit kombëtar, duke e uruar ekipin kombëtar të grave për arritjen historike.
Ai tha se ekipi i burrave “shpreh solidaritetin me futbollistet dhe shprehu keqardhje që suksesi i tyre u prish” nga Rubiales në ceremoninë e ndarjes së trofeut më 20 gusht në Australi.
Morata shtoi: “Ne duam ta dënojmë sjelljen e papranueshme të Rubailes, i cili nuk e ka vepruar sipas institucionit të cilin e përfaqëson”.
“Ne jemi fuqishëm në anën e vlerave të ruajtura në këtë sport. Futbolli spanjoll duhet të jetë burim i respektit, frymëzimit, gjithpërfshirjes, shumëllojshmërisë, dhe duhet të jetë shembull në sjellje brenda dhe jashtë fushës”, shtoi ai.
Hermosh i është bashkuar një greve të madhe të futbollisteve, duke thënë se ajo nuk ishte pajtuar për puthjen.