Policia i ka ardhur në ndihmë një qytetari në Sarandë, i cili kishte mbetur në mes të detit. Ai ka kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse gomonia që drejtonte ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.
Menjëherë pas telefonatës, policia kufitare është nisur në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.
Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas në mjetin e tyre lundrues dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Drejtuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka falenderuar policinë për ndihmën./m.j