Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri tha se debati mes Bardhit dhe Bashës ishte me ngarkesë emocionale të lartë se ajo që luhet është shumë e rëndësishme nëse vula do shkojë te Berisha apo do qëndrojë tek PD zyrtare.
Kulluri u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se vula do qëndrojë në PD zyrtare derisa gjykata të legjitimojë Kuvendin e 11 dhjetorit.
“Të drejta e përfaqësimit zyrtar i ka kreu i institucionit, por autoriteti delegohet. Partia regjistrohet në gjykatë në emër të kryetarit, ai njihet nga ligji, e mbani mend diskutimi e Celibashit me Alibeajn.
Funksioni i kryetarit është i padelegueshëm, ndërsa kompetencë të deleguar ti mund të japësh, por nuk jep dot thelbin”, tha Kulluri, i pyetur se nga çfarë u nis për të mbështetur më shumë Bashën se Berishën në konfliktin brenda PD./f.s