Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nis vizitën e saj dyditore në Shqipëri.
Presidentja e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare nga homologu shqiptar, Begaj dhe më pas do të takohet me kryeministrin Rama dhe kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla.
Më pas, Vjosa Osmani do t`i dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit Ismail Kadare.
Agjenda, e presidentes së Kosovës do të vijojë në qytetin e Beratit dhe Durrësit.
Kjo është vizita e parë e Vjosa Osmanit në Shqipëri që kur kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj mori detyrën.
/a.r