Parlamenti rifillon punën pas pushimeve. Sesioni i ri parlamentar i legjislaturës së X nisI sot në orën 10:00.
Në rendin e ditës janë parashikuar nisja e punimeve të sesionit të V dhe miratimi i procesverbalit të datës 20 Korrik 2023.
Seanca e sotme e parë parlamentare për këtë sesion të ri pritet të jetë formale.
Presidenti Bajram Begaj, nëpërmjet një mesazhi të tij, u ka uruar deputetëve fillim të mbarë të sesionit të ri parlamentar, duke nënvizuar se çelja e këtij sesioni e gjen Shqipërinë përpara sfidave për zgjidhjen e të cilave Kuvendi ka një rol thelbësor.
Ndërkohë kryetarja Lindita Nikolla ka bërë bilancin e vendimeve të sesionit të kaluar. Gjithashtu ajo njoftoi se nga sot Lulzim Basha është kryetar i Grupit te PD, sipas shkresës së ardhur nga partia në fjalë që citon vendimin e datës 3 shtator.
/a.r