Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia drejtorin e Zjarrfikëses së Cërrikut dhe 4 të arrestuarit e tjerë që u vunë në pranga 3 ditë më parë.
Gjyqtarja Matilda Fetahu caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Artjon Taçin, 2 vartësit e tij Armand Gjoka e Adnand Xhelili, punonjësin e tatim-taksave Agiano Dinoshi dhe përgjegjësin e OSHEE Cërrik Alban Shima.
Gjyqi ndaj 5 të arrestuarve të akuzuar për krime zgjedhore dhe falsifikim dokumentesh u zhvillua me dyer të mbyllura.
Drejtori i Zjarrfikësës Cërrik dhe 4 të tjerë akuzohen nga Prokuroria e Elbasanit se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në Bashkinë e Cërrikut.
/a.r