Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi mungesën e investimeve në fshatin Murqin, 23 km larg Tiranës.
“Ndonëse është 23 km larg nga Tirana, askush nuk i sheh dhe dëgjon problemet e banorëve të këtij fshati. Banorët thonë se fshati përmbytet 5 herë në vit. Asnjë fadromë nuk është parë në 3 vjet për të pastruar kanalet kulluese”, shkruan Basha në Facebook.
“Investime në infrastrukturë, kanalet kulluese dhe mbështetje për bujqësinë ishin kërkesat e banorëve. Situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedh paratë e qytetarëve”, shkruan Basha.
“1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit kaluar e qytetarët vuajnë për bukën e gojës”.