Apartamenti 2XL, tashmë i rikthyer për publikun shqiptar, ka nisur sezonin e ri.
Puntata e parë eshte regjistruar të shtunën dhe ka pasur një përballje të pazakontë midis aktorit Julian Deda dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Aktori njihet si një nga kritikuesit e Kryetarit të Bashkisë se Tiranës, duke e ironizuar dhe akuzuar shpesh.
Producenti i Apartamentit 2XL, Turjan Hyska, ka publikuar një status në faqen e tij në Facebook, ku ka lënë të kuptohet se midis aktorit dhe kryebashkiakut ka pasur “fërkime”.
Këtë e kanë pohuar edhe të pranishmit në sallë, të cilët thonë se “fërkimet” politike mes Dedës, Koordinator i PD-së, dhe Veliajt, nuk kanë munguar.
Gjithçka do të zbulohet më 8 mars, kur të transmetohet programi në Vizion Plus.