Mato Glluçaj, 23-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se vrau me tritol babanë e tij të verbër Durmish Glluçaj.
Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës dhe në momentin kur i ati është afruar e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.
Djali 23-vjeçar kishte vendosur në sobën me gaz që e mbanin në oborrin e shtëpisë lëndë eksplozive. Sapo babai i është afruar sobës, djali e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.
Policia nuk priste që brenda banesës së tragjedisë të fshihej një skenar i tillë, dhe aq më pak një arsenal i tërë armatimesh që u sekuestrua: 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 pushkë, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse dhe kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës.
https://www.youtube.com/shorts/XRUSSJp4KJw