Senatori Claudio Lotito i “Forza Italia” në Senatin Italian ka mbështetur Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga Lulzim Basha pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.
“I nderuar kryetar Basha, Të nderuar anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Unë jam senatori Claudio Lotito i Forza Italia dhe në këtë ditë historike për ju, ju përcjellim urimet tona për një punë të mbarë dhe t’ju inkurajojmë në procesin e rëndësishëm të ndryshimit dhe mbi të gjitha të modernizimit që po i jepni jetë, i konsideruar nga të gjithë ne si themelor për çdo forcë politike që aspiron të përfaqësojë me krenari vlerat që na bashkojnë në familjen tonë të madhe të demokracisë dhe lirisë në Evropë.
Forza Italia do të jetë përkrah Partisë Demokratike të Shqipërisë, jo vetëm brenda Partisë Popullore Evropiane, por edhe në promovimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të miqësisë historike që lidh dy vendet tona dhe në procesin themel”, thuhet në mesazh.
“Përshëndetje nga Washingtoni, nga kolegët dhe miqtë tuaj ne Komitetin Kombëtar Republikan! Pas takimit të përzemërt me kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel, në dhjetor gjatë Samitit vjetor të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU).
Në emrin tim dhe të kolegëve në Komitetin Kombëtar Republikan në Shtetet e Bashkuara, ju përcjell urimet e përzemërta për rikonfirmimin tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë! Ju urojmë më të mirën teksa përgatiteni për të ofruar lidershipin e duhur për të sjellë mirëqenie dhe siguri për Republikën e Shqipërisë dhe popullin e saj”, u tha në mesazhin përshëndetës.