Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pasi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.
Mandl në X (Twitter) ka falënderuar von Cramon për nismën, ndërkohë që ka shkruar se shtyrja e liberalizimit do të ishte gabim historik.
“Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë. Kjo është nismë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën”.
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl në “X”
/a.r