Forcat operacionale Shqiponja së bashku me Policinë e Vlorës po bëjnë një aksion policor në Vlorë.
Mësohet se oficerët janë vendosur në disa pika të qytetit të Vlorës dhe kanë ngritur kontroll për makina të dyshimta.
Aksioni po bëhet për të kapur persona të rrezikshëm që mbajnë armë pa leje, por deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar në Polici.
Pritet një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa kujtojmë se ditën e djeshem një operacion i ngjashëm është organziaur edhe në Krujë, ku policia njoftoi se kontrollen u ndërmorën me qëllim për persona që janë të shpallur në kërkim, persona që lëvizin me armë apo edhe me sende të tjera të kundërligjshme./m.j