Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një projekt që sipas tij i përket akademisë së futbollit të Manchester Cityt, i cili do të vendoset në zonën e Spitallës në Durrës.
Premtimi për një akord me ekipin e njohur europian u bë gjatë fushatës elektorale të 14 majit dhe madje u firmos dhe marrëveshja ku ishte e pranishme ministrja e Arsimit, Kushi dhe kryebashkiakja Emirjana Sako.
Nënshkrimi kësaj marrëveshje bashkëpunimi që mban edhe firmën e drejtorit të akademisë të Manchester City, vjen si një bashkim forcash mes Bashkisë Durrës, Ministrisë së Arsimit dhe Mohammed Alabar./m.j