Artion Taçi, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Në pranga kanë rënë edhe Alban Shima, Armand Gjoka, Adnand Xhelili dhe Agiano Dinoshi.
Burime per Report TV bëjnë me dije se arrestimi i tyre është kryer për ndikim të paligjshëm dhe krime zgjedhore.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se 5 të arrestuarit u jepnin firmave private vërtetime false që s’kishin detyrime tatimore.
5 të arrestuarit kanë marrë pjesë në zgjedhje, por si zyrtarë e kishin të ndaluar./m.j