Humbja e saj tronditi jo vetëm Britaninë e Madhe, por edhe botën. Sot në 26 vjetorin e vdekjes, Princesh Diana kujtohet po me të njëjtën madhështi sikur në vitet që ajo jetoi.
Princesha humbi jetën në moshën 36 vjeçare në një udhëtim me shokun e saj teksa me shpejtësi të lartë u përplasën për vdekje. Ishte viti 1996, kur Princesh Diana kishte vetëm një vit e divorcuar nga mbreti i sotëm Charles III me të cilin kishte dhe dy fëmijët, Princ William dhe Princ Harry-n, shkruan Living.
Në fakt Princesha e Uellsit ka përjetuar një jetë aspak të qetë në kohën e martesës së saj, për faktin se nuk ishte shumë e dëshiruar nga familja mbretërore, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm Charles. Në një intervistë televizive disa vite më parë Princesha u shpreh se në marrëdhënien e saj nuk ishte vetëm ajo dhe bashkëshorti, por ishte një e tretë Camila, sot gruaja aktuale e Mbretit.
Që në kohën kur princesh Diana dhe Charls ishin të kurorëzuar, flitet se mbreti kishte një marrëdhënie të fshehtë edhe me Camilën. Kjo e detyroi të ndjerën princesh Dianën që edhe pse jo me dëshirën e saj të firmoste divorcin, duke ju hequr edhe titulli ‘Lartësia Juaj’.