Shqipëria ka shënuar rritje rekord të pushuesve italianë, të cilët pikërisht këtë verë zgjodhën rivierën shqiptare falë të gjitha kushteve të favorshme tarifore të shërbimeve turistike, sipas një artikulli të Andrea Lovelock të botuar në “L’Agenzia di Viaggi Magazine”.
Në të vërtetë, sipas asaj që u analizua nga “Osservatorio di Consumerismo”, vendi me pamje nga ana tjetër e Adriatikut ishte një nga destinacionet verore më të preferuara me kosto të ulët për turistët italianë.
Për shtatë netë në Vlorë, një nga resortet bregdetare më të njohura në Shqipëri, në një dhomë dyshe, në gusht, shpenzimi minimal arriti në 175 euro, ndërsa në Qeparo, një nga zonat më ekskluzive bregdetare shqiptare, kostoja arriti në 420 euro, kur në të njëjtat javë qëndrimi për shtatë në Milano Marittima kishte një kosto prej 564 euro, në San Vito Lo Capo 735 euro dhe në Villasimius, në Sardenja kostoja mesatare arriti 890 euro.
Akoma më me leverdi, sërish sipas “Osservatorio di Consumerismo”, është paketa gjithëpërfshirëse e pushimeve me transferta nga Italia, e cila në vendet më të kërkuara në Shqipëri vendosej me një normë mesatare prej 2 300 euro, pothuajse gjysma e asaj që shpenzohet në Itali për një paketë me të njëjtin shërbim dhe artikuj transporti në mes të gushtit.
Shqipëria ishte gjithashtu një destinacion shumë i përshtatshëm për sa i përket kateringut: një vakt me bazë peshku për person varion nga 20-25 euro kundrejt 45 eurove në Itali.
Dhe pikërisht në fillim të muajit gusht, ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè zhvilloi një takim në Tiranë homologen e saj, Mirela Kumbaro për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e turizmit.
Kumbaro bëri të ditur se Shqipëria në gjashtë muajt e parë të vitit, ka pritur mbi 310 mijë turistë italianë, 57% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pritur me padurim afrimin e pragut rekord prej një milion pushuesish italianë deri në fund të vitit, falë edhe përmirësimit të programimit nga operatorët turistikë italianë.
ata.gov.al