Një 78-vjeçar është proceduar nga policia, pasi ka kanosur faturisten e ujit në Mat.
Blutë në një njoftim për media bëjnë me dije se i moshuari nuk ka pranuar të paguaj faturën mujore dhe është konfliktuar me punonjësen e ujësjellësit. Pas shoqërimit në komisariat, burrit i është marrë dëshmia dhe më pas është lënë i lirë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë, kanë dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 copë fishek.
Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku një 78-vjeçar, kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë 78-vjeçari.
78-vjeçarit i gjenden dhe sekuestrohen në banesë 1 armë gjahu dhe një saai municioni luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit mes një banori të kësaj lagjeje dhe punonjëses së ujësjellësit, kanë organizuar menjëherë punën, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.
Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së menjëherëshme, u kap dhe u shoqërua në Komisariat shtetasi S.M., 78 vjeç, banues në Burrel, për të cilin prokurori vendosi procedim në gjendje të lirë.
Ky shtetas nuk ka pranuar të paguaj financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u konfliktuar dhe kanosur shtetasen S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve në Mat.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë, kanë dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 copë fishek.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/a.r