Një grua e re britanike është ndër vullnetaret e para që i është injektuar vaksina e re kundër kancerit, e projektuar për të stimuluar sistemin imunitar në mënyrë që të shkatërrojë tumoret kudo që janë përhapur në trup.
Kelly Potter, 35 vjeçe, u diagnostikua me kancer të avancuar të qafës së mitrës në korrik të 2015-ës dhe ishte ndër të para që u regjistrua në një projekt pilot vaksine kundër kancerit që do të shtrihet në dy vjetët e ardhshëm dhe do të përfshijë 30 vullnetarë.
Kërkuesit shkencorë e kanë projektuar vaksinën për të inkurajuar sistemin imunitar që të reagojë kundër asaj pjese të qelizave kancerogjene që ripërtërihen.