“Panorama” publikon foton e shoferit në Ministrinë e Brendshme, të cilit iu bë atentat ditën e djeshme në Tiranë.
Ky është Vilion Cakollari, që mbeti i plagosur pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme në orët e vona të darkës, pranë banesës së 37- vjeçarit dhe sulmi ka qenë një pritë e organizuar ndaj tij nga persona që kanë pasur informacion në lidhje me vendbanimin e të dëmtuarit”, thanë burimet e Policisë.
Sipas tyre, në hetim janë disa pista të ndryshme, por më kryesorja është se Vilion Sakollari është kunati i shtetasit Petrit Lleshi, i dënuar me 17 vjet burg për grabitje dhe vrasje në kuadër të “Bandës së Niklës”.
Ndërsa hetimet e policisë ishin shtrirë në këtë pistë, hetuesit nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe versione të tjera, që janë në verifikim e sipër në lidhje me motivin e ngjarjes. Gjithashtu, dyshohet se ngjarja ka lidhje edhe me vëllanë e objektivit, Laurent Cakollari, që është dënuar për vrasje në Britani.