Gati 40 për qind e civilëve gabonezë të moshës 15-24 vjeç ishin pa punë në vitin 2020, sipas vlerësimeve të fundit nga Banka Botërore. Presidenti i vendit, ndërkohë, zotëron koleksione makinash shumë milionëshe.
Presidenti multi-milioner i Gabonit është rrezuar nga “froni” nga një ushtri e pakënaqur pas 55 vitesh sundimi në të cilin pabarazia e të ardhurave ka lënë gati gjysmën e popullsisë në varfëri. Pwrpjekjet pwr grusht shtetit pati disa orë pasi presidenti i vendit të Afrikës Qendrore, Ali Bongo Ondimba, 64 vjeç, u shpall fitues i zgjedhjeve të dominuara nga frika e dhunës. Pak minuta pas njoftimit të rezultatit, të shtëna armësh u dëgjuan në qendër të kryeqytetit, Libreville.
Një duzinë ushtarësh me uniformë u shfaqën mëngjesin e sotëm në televizionin shtetëror dhe njoftuan se kishin marrë pushtetin.
Dokumentet kanë zbuluar se Ali Bongo ka më shumë se 20 makina luksoze, ndërsa popullsia e tij vuan nga mungesa e ushqimeve.
Katër muaj pasi Ali mori presidencën, shkruhet në një dokument tw zbuluar më pas, tregoi se zyra e tij kishte blerë 29 automjete luksoze me vlerë 12.8 milionë paund nëpërmjet një kompanie zvicerane.
Blerja përfshinte dy Maybach 62S (me vlerë 426,680 £ secila), dy Rolls Royce Phantom (371,453 £ secila) dhe dy Rolls Royce Ghost (227,994 £ secila).
Katër vjet më vonë, Jean-Fidele Otandault, kreu i mbikëqyrësit të shpenzimeve publike të Gabonit, tha se “gjysma e buxhetit [të shtetit] thjesht ishte zhdukur” kur hetonte mungesën e fondeve në vend.
Burimet qeveritare thanë se presidentit i pëlqente t’i nxirrte automjetet dhe të ecte me shpejtësi të lartë nëpër shkretëtirë, ndërsa truprojat e tij e ndiqnin nga pas.
Bongo ka shërbyer dy mandate që kur erdhi në pushtet në vitin 2009 pas vdekjes së babait të tij, i cili sundoi vendin për 41 vjet.