La Lettura
Për antropologun Jean – Loup Amselle kategoria që tregon vendet subsahariane është një shpikje koloniale.Parisi atje lart ka gabuar gjithçka: «Do të mbesin amerikanët dhe një elitë oprtuniste, në një klimë armiqësore ndaj demokracisë. Grushti i shtetit në Niger e demonstron mirë».
Epoka e Françafrique «përfundon tani», me grushtin e shtetit të fundit në Niger, atë të 26 korrikut të kaluar. «Sikur Emmanuel Macron të ishte më inteligjent, do ta kapte këtë pasazh për të eliminuar gjurmët e së kaluarës koloniale: bazat ushtarake dhe “frangun afrikan” të adoptuar nga Nigeri dhe nga shtete të tjera». Në çdo rast, ushtarët e Parisit «do të jenë të detyruar ta lënë vendin». Në Sahel «do të mbesin amerikanët dhe një elitë politiko – kulturore cinike dhe oprtuniste, në një klimë të përgjithshme armiqësore për demokracinë». 81 vjeçariJean-Loup Amselle, antropolog, është një prej ekspertëve më të mëdhenj të historisë dhe kulturës afrikane, me një specializim në Mali. Drejtor kërkimi i merituar i EHESS (Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales) të Prisit, është edhe një prej protagonistëve të debatit politiko –kulturor. Dhe jo vetëm në Francë. Libri i tij i ri do të dalë në Itali më 8 shtator për shtëpinë botuese Meltemi: Shpikja e Sahelit. Narrativë dominuese dhe ndërtim i tjetrit. «La Lettura» e ka takuar në Paris: një kafe në Marais dhe një orë bisedë.
«Është një fjalë që në arabisht do të thotë “breg”. Por mendimtarët arabë të Mesjetës nuk e kanë përdorur kurrë këtë term. Është një shpikje e kërkuesve francezë, të epokës së kolonizimit. I pari që e përdori këtë fjalë qe botanisti Auguste Chevalier, që midis viteve 1899 dhe1900 përshkoi rajonin që shkon nga Senegal në Burkina Faso. Me studimet e tij individualizoi tre zona mbi bazën e kritereve bioklimaterike, sidomos intensitetit të shirave: Sahel, Sudan dhe Guinea».
«Në fillimet e ‘900 janë akoma gjeografët, si Jean Gallais, që propozuan një klasifikim që dallon Saharanë, e banuar nga të bardhët, nomadët tuaregë, dhe Bilal – Sudanit, tokë e zezakëve, e bujqve. Në mes shtrihet një rrip longitudinal që shkon nga Dakari i Senegalit deri në Xhibuti, në bregun lindor të Afrikës. Është një tokë tranzitore, ku bashkëjetojnë barinjtë e popullit peul dhe bujqit. Por Saheli hyn në radar vetëm me katastrofën humanitare të shkaktuar nga thatësira e madhe e vitit 1973, gjysmë shekulli më parë».
Le të përqëndrohemi në anën perëndimore të Sahelit, atë të grushteve të shtetit të përsëritura: më i fundit në Niger…
«Atëhere duhet të fillojmë nga vitet ’10 të ‘2000. Qeveria algjeriane shtyn drejt jugut formacionet islamiste më radikale. Në vitin 2011 sulmi i francezëve dhe britanikëve në Libi përmbys Muammar Gheddafi. Spostohen drejt jugut edhe tuaregët, që qenë pjesë e gardës pretoriane të Gheddafi. Në këtë pikë prodhohet një lëkundje mbi ekuilibrat paskolonale. Tuaregët fusin në dorë rajonin verior të Malit, ku konvergjojnë edhe xhihadistët që themelojnë Shtetin Islamik të Azawad dhe synojnë drejt Bamakos, kryeqytetit. Në vitin 2012, gjeneralët vijnë në pushtet me një grusht shteti dhe, sipas një interpretimi akoma të dyshimtë, kërkojnë ndërhyrjen e Francës për ta ndaluar avancimin xhihadist në Mali. Presidenti socialist François Hollande dërgon ushtarët në vitin 2013. Nga aty nis një periudhë destabiliteti që na çon në ditët tona».
Në një pikë të caktuar, klima politike bëhet helmues për francezët. Në Mali pasojnë edhe dy grushte shteti të tjera, përkatësisht në 2020 dhe në 2021. Lideri i ri, koloneli Assimi Goita, i përzë ushtarët francezë. Cila është arësyeja e thellë?
«Prej kohësh në Mali ishte përhapur ideja se në realitet francezët donin ta ndanin vendin për ta kontrolluar më mirë. Armata e dërguar nga Hollande e ka penguar gjithmonë ushtrinë e rregullt maliane të shtyhet drejt veriut për të mbyllur hesapet sidomos me tuaregët. Ka mundësi kjo është arësyeja e thellë e jopopullaritetit të Francës në Sahel: ka perceptuar akoma si një fuqi koloniale që dëshiron të ruajë influencën e saj, duke ju drejtuar lojës dyfishe, nëse shërben».
Megjithatë në vitin 2017 Emmanuel Macron kishte deklaruar solemnisht se donte ta mbyllte epokën e influencës paskoloniale. Shpesh citohet diskutimi për studentët e Ouagadougou në Burkina Faso. Presidenti premton se Franca do të kthente veprat e artit afrikane…
«Por ai ishte vetëm një gaxhet, një gjest i dashur. SikurMacron të ishte një politikan inteligjent do t’i hiqte menjëherë mbeturinat e trashëgimisë koloniale. Mendoj se në fund ushtarët francezë do të duhet të largohen nga Nigeri. Por Macron mund të përbëjë çinstalimin e bazave ushtarake edhe në vende të tjera, por sidomos duhet të abrogojë CFA, frangun afrikan ende të adoptuar në 8 shtete të Sahelit, duke filluar pikërisht nga Nigeri,Senegali, Mali (CFA Uemoa, shënimi im.), si edhe në 6 shtete të Afrikës Qendrore (CFA Cemac, shënimi im.).Jam gati të vë bast se grindja e radhës do të shpërthejë mbi frangun afrikan. Për ende sa kohë këto qeveri do të mund të heqin dorë nga sovraniteti monetar, varen nga një monedhë franceze e kategorisë së dytë?».
Në Francël strategjia afrikane e Macron kritikohet singa e djatha, ashtu edhe nga e majta. Teza: qeveria e Parisit është bërë armiku numër një në Sahel, koka e turkut…
«Jam dakord, por është rezultati i një rripi të gjatë gabimesh. Le të fillojmë nga presidenti Nicolas Sarkozy, që ka destabilizuar Libinë; pastaj Hollande, që ka dërguar një ekspeditë ushtarake ambige; së fundi Macron, që nuk ka marrë vendime drastike. Gjithësesi, kam menduar për historinë. Grushti i shtetit në Niger shënon fundin e asaj që e quajmë Françafrique, hegjemonia politike dhe kulturore franceze, të paktën në Sahel».
Në librin tuaj theksoni se kjo hegjemoni është ushqyer edhe nga intelektualë afrikanë. Ju citoni shkrimtarë si Mohamed Mbougar Sarr, fitues i presitigjiozit Prix Goncourt, apo regjisorë si Abderrahmane Sissako,autor i «Timbuktu». Cilët do të ishin përgjegjësitë e tyre?
«Nuk e diskutoj talentin e tyre, ama këta dy artistë vërejnë dhe e përshkruajnë Sahelin duke adoptuar kategori perëndimore. Shkruajnë libra dhe filma për opinionin publik francez apo amerikan. Nga ana tjetër, në Afrikë audienca kulturore është tejet e reduktuar dhe këta shkrimtarë dhe kineastë rrëfejnë atë godet më shumë ndjeshmërinë tonë. Për shembull, represionin e homoseksualëve apo praktikimin e gjymtimeve gjenitale femërore».
Ju thoni se vlerat demokratike, të lirisë dhe të respektimit të të drejtave individuale nuk janë popullore në Niger apo në Mali?
«Jemi përballë vendesh me popullsi në masën 80% – 90% të besimit mysliman. Kjo vlen edhe për shtete që na duken më afër, si Senegali. Pastaj, është e qartë, duhet të dallohet midis korrenteve të ndryshme të islamit: sufistët janë më të moderuar; salafitët më radikalë. Por në tërësi vlerat e përhapura midis personave janë të ndryshme nga ato perëndimore. Po jap vetëm një shembull: në Mali gjymtimet gjenitale femërore nuk janë kaq të shpeshta, por nuk janë as të paligjshme. Veç kësaj, ndodhitë politike e dhjetëvjeçarit të fundit e kanë zbehur besueshmërinë e sistemeve demokratike. Bile pjesa e madhe e popullsisë mendon se demokracia nuk është në gjendje ta mbrojë shoqërinë nga terrorizmi dhe nga paqëndrueshmëria. Ndjenja popullore do regjimin, njeriun e fortë me pushtete të plota».
Kjo do të shpjegonte se pse turma po përshëndet gjeneralin puçist të Nigerit, Abdourahamane Tchiani.Megjithatë Sarkozy është i bindur se grushti i shtetit dë to dështojë…
«Besoj se Sarkozy gabohet. Edhe pse presidenti i rrëzuar,me të drejtë apo gabim, Mohamed Bazoum konsiderohetnjë figurë në varësitë e francezëve».
Në Niger janë edhe amerikanët. Si do të lëvizin?
«Shtetet e Bashkuara kanë instaluar në Niamey,kryeqytetin e Nigerit, një prej bazave më të mëdha të dronëve në botë. Nuk kanë qëllim ta mbështesin një ndërhyrje ushtarake, por po negociojnë me Tchiani. Atyre u intereson vetëm të ruajnë bazat për të kontrolluar dhe kundërshtuan terrorizmin xhihadist. Janë krejtësisht larg nga psikodrama franceze».
Përpara vdekjes së Yevgeny Prigozhin, kreut të mercenarëve të Wagner, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se rusët mund të përfitonin nga situata…
«Sigurisht, është e mundur. Dijmë se Wagner është e pranishme në vende të ndryshme afrikane, ama nuk duhet të imagjinojmë një projekt strategjik për të imponuar një sezon të ri kolonizimi të udhëhequr nga Kremlini. Deri më tani ushtarakët rusë kanë vepruar në mënyrë shumë të thjeshtë. Sigurojnë mbrojtjen e regjimit nga armiqtë e brendshëm dhe nga terroristët e huaj, si dhe do të paguhen në lëndë të para, që janë diamantet apo lënda drusore. Egjitha këtu».
Nga analiza juaj mund të nxirret konkluzini se juntat ushtarake të Sahelit do të qeverisin në mënyrë autoritare dhe, njëkohësisht, oportuniste dhe cinike. Janë të gatshme të negociojnë me rusë, amerikane dhe, natyrisht, kinezë për ta mbajtur pushtetin e tyre.
«Me të gjithë përveç francezëve dhe shtoj: objektivi i tyre është të pasurojnë vetëveten më shumë sesa vendet e tyre».
Përgatiti
ARMIN TIRANA