Pasagjeret e një avionic në Spanjë kanë pësuar një tmerr të vërtete në udhëtimin e tyre nga Alicante në Majorka për shkak të problemeve që solli në avion moti i keq.
Stuhia që goditi ishullin e njohur iberik I dha pasojat tek një avion pasagjeresh që u trondit nga turbulencat e forta të dielen e 27 gushtit.
Piloti tha se avioni, i cili ishte nisur nga Alicante, u godit nga erëra të kundërta me shpejtësi 80 milje në orë, ndërsa iu afrua ishullit spanjoll.
Videoja e postuar në instagram e regjistruar nga një pasagjere, Estela Orts, një balerine dhe akrobate e njohur, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.