Disa qindra banorë të Rusisë u mblodhën në kryeqytetin e vendit, Moskë, për të shënuar 63 vjetorin e vdekjes së ish-liderit dhe diktatorit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin, raporton AA. Ceremonia u organizua në Sheshin e Kuq qendror të Moskës.
Një numër i madh i qytetarëve dhe anëtarëve të Partisë Komuniste vendosën lule në varrin e Stalinit, i cili gjendet nën muret e Kremlinit në Moskë. Stalini ka qenë revolucionarë marksist dhe më vonë diktator i përjetshëm i BSSR-së (1928 – 1953).
Stalini si diktator i Bashkimit Sovjetik ka sunduar plot 25 vite, ndërsa konsiderohet përgjegjës për vdekjen e rreth 20 milionë njerëzve.