John Terry ka kritikuar sërish bashkëlojtarët për shkarkimin e Jose Mourinhos
Kapiteni i Chelseat, John Terry, i cili kishte shpërthyer me deklarata bombastike kundër bashkëlojtarëve pas shkarkimit të Jose Mourinhos, ka folur sërish për këtë temë.
“E kam thënë dhe po e përsërisë. Është e pabesueshme ajo se çfarë ndodhi me Jose Mourihno. Ne ishim të njëjtit lojtarë që fituam dy tituj dhe ishim të frikshëm për kundërshtarët”.
“Nuk është se Mourinho po bënte diçka gabim, por lojtarët nuk donin të luanin. Nuk e di pse, por 3 muaj më pas, s’po më besohet se trajneri më i suksesshëm i këtij klubi, është shkarkuar”, ka thënë Terry në një shkrim përkthyer nga Express.