Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nga zbulimi i naftës në Shpirag nuk përfiton qeveria, por Shqipëria.
Sipas tij, çështja e burimeve natyrore të vendit nuk duhet të politizohet, pasi është çështje kombëtare që nuk lidhet specifikisht me asnjë qeveri.
“Burimet nëntokësore do përftohen me dekada dhe nuk lidhen me një qeveri të caktuar. Dua ta ndaj në tre faza, nuk është lajm i ri që në Shpirag ka naftë, që në kohën e diktaturës ka pasur informacione se në Shpirag ka naftë. Suksesi ka të bëjë me kotraktimin e kompanive serioze.
Ajo që është e rëndësishme është që nuk kemi të bëjmë me kompani shqiptare apo që mund të jenë pjesë e oligarkisë së Shqipërisë. Kemi të bëjmë me kompani shumë të njohura, që operojnë prej afro një shekulli në këtë sekor.
Përfitimi, sado që të jetë, është i jashtëzakonshëm se me kapacitetet tona për të mos i shfrytëzuar këto burime, nuk bëjnë të mundur përfitime për Shqipërinë”, tha Spahiu./m.j