Në shtator Shqipëria do të dorëzojë aplikimin që dhe pista e Elbasanit të jetë pjesë e garave të Formula 1. Ministrja Belinda Balluku konfirmoi se projekti është duke u finalizuar, duke theksuar se shpejt dhe vendi ynë do të jetë pjesë e sfidave të shpejtësisë
Brenda pak ditësh Shqipëria do të dorëzojë pranë autoriteve të Formula 1 kërkesën për të përfshirë edhe Shqipërinë në gara. Për këtë do të shërbejë pista e cila po realizohet në zonën e Elbasanit.
Deklaratën për aplikimin e ka bërë të ditur ministrja Belinda balluku gjatë inspektimit të punimeve për ambientet e reja të shërbimit të automjeteve në Mat ku ishte së bashku me Blendi Gonxhen.
“Në shtator ne duhet të kemi një letër të parë të nisjes së dorëzimit të aplikimit tonë në Formula 1”.
Sa i përket ambienteve të reja të DSHPTRR ajo theksoi se banorëve në Burrel dhe Klos do ti kursehen kohë dhe para.
“Duke qenë se qarku i Dibrës është një qark i madh dhe distanca që i duhej mjeteve që niseshin nga Klosi për të shkuar në Dibër ishte një kosto e lartë. Pasi kemi vlerësuar kostot kemi dalë që Mati e meritonte një investim të tillë”.
Balluku theksoi se tashmë janë krijuar standardet e duhura që drejtuesve të mjeteve tu jepet shërbimi i kërkuar dhe në një kohë tejet të shpejtë krahasuar me vite më parë./m.j