Lulzim Basha mori pjesë në ceremonite e rastit të kthimit në Shqiperi të eshtrave të Qazim Mulletit.
Ai kërkoi ndjese që PD dhe demokratët nuk kanë nderuar si duhet në të kaluarën disa nga figurat e ndritura të vendit tonë, të cilat u denigruan më së shumti gjatë periudhës komuniste.
“Pavarësisht kësaj, propaganda komuniste njollosi figurën e tij, duke kujtuar me propagandën që denigron figurën e tij.Edhe pse zgjati më shumë se gjysmë shekulli kjo gënjeshtër është e shpërberë. Eshtrat e Qazim Mulletit do të prehen në vendlindjen e tij. Shpreh vlerësimin për organizatorët që bënë të mundur këtë, por edhe të shpreh ndjesën e thellë të PD që në këtë rast dhe në raste të tjera ne nuk mundën ti qëndrojmë fjalëve dhe pozicioneve tona politike për nderimin e atyre figurave politike që i dhanë kaq shumë kombit por u denigruan dhe mbetën në errësirën e krijuar me kast nga regjimi komunist.Nuk është kurrë vonë të korrigjosh gabim. Prania ime dhe e dy zonjave anëtarë të është shenjë e qartë e kësaj pendese dhe këtij korrigjimi.Ndaj dhënia fund e kësaj propagande, hedhja e dritës shkencore mbi figurat publike dhe kombëtare duke përfshire edhe Qazim Mulletin është një angazhim politik i PD duke filluar me tekstet shkollore dhe duke vazhduar me institucionet”, tha Basha.
/f.stafa
Ndjese?! Ne emer te kujte, ke perfaqesone ky hajvan?! Ore idiot, kolaboracionist i nazi-fashizmit ka qene.