Një aksident me pasojë vdekje është shënuar rreth mesnatës, në lagjen nr. 17 në Durrës. Policia njofton se automjeti tip “Benz” që drejtohej nga një 19-vjeçar, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Policia ka arrestuar 19-vjeçarin me iniciale E. Z. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r