Mos reagimi në kohë nga qeveria Kurti për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe vendosja për shkak të kësaj situate e sanksioneve nga Brukseli sjell një dëm prej 500 milionë eurosh në ekonomi.
“Sipas parallogarive tona nëse këto masa do të vazhdojnë më tutje dëmet janë mbi 500 milion Euro. Duke përfshirë këtu edhe institucionet shtetërore ato qendrore, lokale, por edhe bizneset të cilat kanë pasur projekte me programe të Bashkimit Europian. Prandaj Kosova është në një gjendje asnjëherë më të keqe sa i përket raportit me financimin e projekteve privato-publike ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian.”
Kanë pësuar humbje institucionet shtetërore, qendrore, lokale por edhe bizneset të cilat kanë pasur projekte dhe kanë projekte të financuara me fondet e BE-së.
“Unë besoj se është koha kur duhet këto masa të trajtohen me një seriozitet, të mos neglizhohen që për fat të keq po ndodh në Kosovë, veçanërisht nga pushteti po minimizohen efektet negative të këtyre masave. Në aspektin politik vërtet nuk i bën nder Kosovës një realitet i tillë, pasi të jesh një vend që pretendon të jesh në Europë, të jesh e ndëshkuar dhe e penalizuar në këtë mënyrë është një dëm që do të ndikojë edhe ne imazhin e Kosovës.’
Me këtë trend Kosova nuk do të ketë rritje ekonomie, e as përmirësim të bilancit të pagesave.
Janë ngrire fondet të cilat kanë qenë të destinuara për të mbështetura sektorin privat e në veçanti prodhuesit vendor.
Kanë mbetur pezull projektet e mjedisit dhe ato energjetike.
Kosova rrezikon që të mos jetë konkurruese në rajon dhe që të mos krijoje vende të reja pune.