Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vendosur në pranga dhe do të ekstradohet drejt Italisë. Personi me iniciale J. Sh. (G)., u arrestua në një bilardo në Komunën e Parisit.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
/a.r