Pasditen e së enjtes, një turist amerikan 32-vjeçar në Gavdos, i cili prej katër ditësh ishte bërë frika dhe tmerri i banorëve të ishullit, u kap nga policia pasditen e së enjtes teksa ecte lakuriq në plazhe dhe masturbohej para vajza të reja.
Siç raportojnë mediat greke, ai u arrestua pas një padie ndaj tij nga një çift grek, pasi fillimisht kishte hyrë në shtëpinë e tyre.
Sipas informacioneve, 32-vjeçari i arrestuar kishte mbërritur në ishull në fillim të gushtit dhe po bënte kamping të lirë në plazhin nudist. Megjithatë, nga e mërkura e kaluar, ai ka shëtitur lakuriq në plazhin e Sarakinikos duke u treguar organet gjenitale të rejave.
Siç tregon kryebashkiaku i ishullit, Lilian Stefanaki 32-vjeçari ishte aktiv në komunitetin nudist dhe dyshohet se ka kryer veprime të pahijshme ndaj tre grave. I riu amerikan është lënë i lirë përkohësisht, ndërsa Prokurori ka kërkuar që t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik.