Bashkia e Tiranës fton qytetarët që të marrin pjesë në mbrëmjen “Sport-Dance & Music for Life” në datë 27 gusht në orën 19:00.
Në këtë mbrëmje të mbushur me valle dhe muzikë, nuk do të mungojnë këngëtarët e njohur Josif Gjipali, Ardita Meni, Kastriot Tusha si dhe orkestra.
Pjesë e kësja mbrëmje do të jenë dhe nxënësit e Shkollës së Baletit nën drejtimin e Shpëtim Dajçit , A. Papasergio, Z. Sulkuqi.
Hyrja për të gjithë dashamirësit e muzikës që do të duan ta ndjekin këtë mbrëmje magjike te Amfiteatri i Liqenit, do të jetë falas.
/a.d