Drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini është prononcuar për mediat për helmimin e 20 fëmijëve polakë që u paraqitën në spitalin e Vlorës.
“Fëmijët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun.
Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim epidemiologjik.
Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna. Janë rreth 20 fëmijë.”- tha Mersini./m.j