Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka një vjedhje të të dhënave të sistemit TIMS, mirëpo në këtë ngjarje ai sheh të pavend reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kërkonin një hetim të shpejtë për rastin. Në një konferencë për mediat, kreui i qeverisë shqiptare, tha se janë në kontakte të vazhdueshme me SHBA-në dhe i kanë informuar se nuk ka vjedhje, por një problem teknik aspak shqetësues.
“Është një histori e nxjerrë dhe e manipuluar nga njerëz që kanë humbur pushtetin nga ato të dhëna në Policinë e Shtetit, nuk ka asnjë shqetësim. Nuk jam në dijeni të SHBA, s’e kuptoj pse e ka bërë duke qenë se me ta i kemi dhënë sqarimet, ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se në përpjekje për të bërë backup ka dalë që s’ka bërë backup”, tha Rama.